Fyerje dhe racizëm; NBA thotë mjaft: Tolerancë zero për tifozët fajtorë

NBA është gati të hapë siparin e sezonit të ri dhe drejtuesit e këtij kampionati tashmë janë gati. Për sezonin e ri janë vendosur rregulla të reja për lojtarët dhe trajnerët, por edhe për tifozët. Këtë vit, Liga Amerikane e basketbollit është përballur me një problem shumë serioz me dhjetëra lojtarë që janë bërë objekt I sjelljeve aspak të hijshme të tifozëve.

Jo pak herë kampioëve të basketbollit më të bukur në botë u është dashur të përballen me fyerje të cdo lloji, sidomos komentet raciste nga tifozët e ulur në radhët e para në vende  për të cilat janë  paguar mijëra dollarë.

Shumica e lojtarëve në NBA janë me ngjyrë, kështu që nuk do të lejohen të bëhen më komente për ngjyrën e lëkurës, në raste të tilla do të ketë përjashtim nga pallati I sportit, dënim që mund të jetë akoma më I rëndë. Sipas rregullit të ri që është përpiluar, nëse do të këtë fyerje ndaj personit ose familjarëve të tij, punonjësit e sigurisë do të duhet të ndërhyjnë dhe të hetojnë ngjarjen duke I shoqëruar jashtë ambienteve fajtorët.

Së fundmi Rasëll Uestbruk dhe DeMarkus Kozëns kanë qenë viktima të fyerjeve raciste në Salt Lake City dhe Boston, ndërsa Kajl Louri është shtyrë nga një anëtari I Golden State me këtë të fundit që u skualifikua për një vit nga NBA. Janë këto episode që Liga Amerikane e Basketbollit, jo vetëm që I dënoi por edhe refuzon t’I shohë të përsëriten dhe kështu krijoi rregullat e reja si për lojtarët ashtu edhe për tifozët.

Sfidanti.al