Roma nuk mund të gjejë paqe në këtë fillim sezoni. E prekur nga një sërë dëmtimesh, skuadra e trajnerit Fonseka tani duhet të bëjë llogaritë edhe me problemet fizike të Kalinic dhe Kristantes që dolën parakohe nga fusha e lojës në ndeshjen me Sampdorian.
Sipas asaj që publikohet nga vetë klubi verdhekuq në platformat e tij sociale, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një frakturë në kërci për sulmuesin dhe dëmrim në tendinën e aduktorit të djathtë për mesfushorin, probleme këto që janë më të rënda nga sa u parashikuan për të dy futbollistët që mund të qëndrojnë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.
Për momentin, Roma nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht kohën e riaftësimit për Kalinic dhe Kristanten, por është krijuar përshtypja se të dy lojtarët mund të qëndrojnë jashtë fushave të lojës për 2-3 muaj. Gjithcka do të bvaret nga stafi mjekësor I klubit që në rastin e ish lojtarit të Atalantës do të duhet të vlerësojë nëse do t’I nënshtrohet operacionit apo do të kryejë terapi konservative.
Për momentin, e vetmja siguri është se në Trigoria alarmet për dëmtimet po bëhen gjithnjë e më të forta, si në repartin e sulmit ku Fonseka nuk do të ketë alternativa për Xhekon dhe ku ende nuk mund të besojë te Under dhe Mkitarian, ashtu edhe në mesfushë, repart që është reduktuar edhe nga dëmtimet e gjata te Pelegrini dhe Diavara.
Sfidanti.al