Sulmoi një të moshuar, Megregor pranon fajin: Gabova

Konor Mekgregor javët e fundit ka përbërë lajm pas qarkullimit të një videoje ku ai shfaqet teksa godet një të moshuar në një pub në Irlandë, pasi i moshuari refuzoi të provojë uiskin e tij. Në një intervistë të dhënë për ESPN dhe që zgjati 40 minuta, Megregor mori përgjegjësitë e tij për këtë ngjarje që në të vërtetë ndodhi në muajin prill, por që u bë publike vetëm në ditët e fundit.

‘Ai person meritonte të argëtohej dhe të mos e pësonte atë që i bëra-tha Mekgregor-u përpoqa të vendosja paqen dhe e bëra në atë moment. Por kjo nuk ka rëndësi. Unë gabova. Duhet të vihem përballë jush, të jem përgjegjës dhe të marr përsipër fajin tim’.

Mekgregor së fundmi ka qenë protagonist i disa skandaleve dhe kjo e ka bërë atë të shqetësohet për imazhin që po i krijohet.

‘Duhet të mos reagoj ndaj këtyre gjërave-tha Mekgregor-njerëzit po kërkojnë që të më tërheqin drejt fenomneve të tilla. Duhet të ruaj qetësinë dhe të jap shembull. Ka shumë njerëz që më admirojnë. nëse do teë vazhdoj kështu, të gjitha sukseset e mia, gjithcka kam arritur do të shumëzohen me zero dhe kjo nuk do të ketë kuptim
Përsa i përket aspektit sportiv, Mekgregor nuk foli për zërat që po qarkullojnë se ai ka pranuar sfidën e një boksieri irlandez dhe kornfirmoi se synon të kthehet në duelet në oktagon pikërisht gjatë këtij viti, por shtoi se është ende shpejt për të folur për kundërshtarin që do të ketë përballë.

sfidanti.al