Renato Sances largohet më në fund nga Bajerni i Mynihut dhe Lilë do të jetë klubi i tij ri nëse nuk do të shfaqet ndonjë e papritur në orët e fundit. Futbollisti premtues portugez sipas RMC do të transferohet në kampionatin francez për 25 milionë Euro përfshirë edhe bonuset, shiër kjo që është 20 milionë më e ulët në krahasim me atë që shpenzoi Bajerni në 2016 për ta marrë atë nga Benfika.
Sances, fitues i Golden Boy në 2016, prej një viti kërkonte me cdo mënyrë largimin nga Bajerni dhe herën e fundit që ai e ngriti zërin ishte javën e kaluar pas barazimit 2-2 me Hertën. Pikërisht atë ditë, futbollisti u ndëshkua nga klubi bavarez dhe jo për atë cfarë tha, por sepse u largua pa kryer ushtrimet e zakonshme fizike pas ndeshjes, dicka që u konfirmua edhe nga trajneri i Bajernit, Niko Kovac
‘Renato Sances u gjobit vërtet-tha Kovac-por jo për atë cfarë ai tha pas ndeshjes. Sanksioni ndaj tij ishte për faktin se nuk bëri ushtrimet fizike që lojtarët bëjnë pas parfundimit të cdo ndeshjeje. Ata që nuk u aktivizuan u stërvitën me përgatitësin fizik pas fërshëllimës së fundit të arbitrit për të vënë në lëvizje trupin kurse Sancez zbriti në dhomat e zhveshjes, bëri dush dhe shkoi në shtëpi. për këtë arsye e gjobitëm pasi mungoi në stërvitje dhe kjo nuk mund të kalohej pa u ndëshkuar. Po kështu edhe fakti që nuk është grumbulluar është pjesë e këtij dënimi’
sfidanti.al