Rakitic dhe Rakel Mauri festojnë përvjetorin e martesës në pishinë

Ivan Rakitic dhe Rakel Mauri festuan 8 vjetorin e martesës së tyre dhe pas gjithë kësaj kohe cifti duket i dashuruar si në ditën e parë. Gjithcka u bë fundjavën e kaluar në Sevija ku bënë edhe martesën e tyre në spa luksoze ‘Aire’. mesfushori kroat postoi në rrjetet sociale foto nga momentet e festimeve të tyre ku spikasin edhe ato të bëra në pishinë.

‘8 vjet dhe shumë të tjerë, dashuria ime-shkruan Rakitic në postimin e tij-jam mashkulli më i lumtur në botë, jam krenar për ty jeta ime. Do të jem gjithmonë me ty. Të dua shumë, Rakel’

Nga ana tjetër edhe Rakel Mauri bëri të njëjtën gjë në profilin e saj në rrjetet sociale. ‘Sot festojmë gëzimet e sotme, kujtimet e djeshme dhe shpresat e së nesërmes-shkruante Rakel Mauri-Faleminderit që je gjithnjë për mua Ivan. Të dua shumë, bjond i bukur. Urime dhe shumë vjet të tjerë përkrah teje. Gëzuar përvjetorin’

sfidanti.al