Përfaqësuesja e femrave të Nigerisë në bobslei do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore që do të fillojnë në qytetin koreanojugor Pjongçang, më 9 shkurt 2018. Seun Adigun, Ngozi Onvumere dhe Akuoma Omoega realizuan një sukses historik, pasi arritën që të siguronin, përmes kualifikimit, pjesëmarrjen në garën olimpike të bobit dysh. Ato do të jenë jo vetëm pjesëmarrëset e para nga Nigeria në Olimpiadën dimërore, por edhe pjesëmarrëset e para në një olimpiadë të tillë nga kontinenti afrikan në këtë sport.
Adiguni, në fakt, ka një përvojë olimpike, pasi ajo ka konkurruar në garën e 100 metrave me pengesa në Lojrat Olimpike Verore të Londrës, më 2012. Ajo dhe dy bashkatdhetarët e saj siguruan donacione prej 75 000 dollarësh që të mund të realizonin ëndrrën e tyre. Deri më tani, asnjë sportist ose përfaqësuese nga Afrika nuk ka fituar ndonjë medalje në olimpiadat dimërore.
Sfidanti.al