Përfaqësuesja e Perusë u bë udhëtatja e fundit që kapi “trenin” për në Kupën e Botës Rusi-2018. Ky vend latinoamerikan arriti që ta marrë “vizën mondiale”, për herë të parë që nga viti 1982, pasi mundi në play off 2-0 Zelandën e Re. Triumfi në Lima shkaktoi një gëzim të paparë midis të gjithë peruanëve dhe provë më e mirë e këtij gëzimi kolosal është tërmeti i vërtetë që ata shkaktuan!
Pikërisht, mbas shënimit të golit të avantazhit nga ana e Xhefereson Farfanit në min. e 28-të, pati një shpërthim të madh jo vetëm në stadium, por anekënd kryeqytetit të Perusë, Lima, saqë u aktivizua aplikacioni për detektimin e tërmeteve. Sa i përket kësaj teme, u prononcua edhe Instituti Sizmiologjik i Kilit që shpjegoi situatën:
“Konfirmohet se në Lima nuk ka pasur ndonjë aktivitet të natyrshëm sizmiologjik. Duket se eksitimi i madh i peruanëve ka aktivizuar aplikacionin e tërmeteve!”
Sfidanti.al