Skandali i dopingut në Rusi ka hapur një tjetër kapitull. Agjencia Botërore e Antidopingut ka këmbëngulur në qëndrimin e saj se autoritetet shtetërore të këtij vendi kanë mbuluar gjithcka dhe se provat për këtë ekzistojnë pavarësisht se në Rusi gjithcka po mohohet vazhdimisht WADA bëri të ditur se tashmë ka marrë në zotërim një dosje me të dhënat e laboratorit antidoping të Moskës për periudhën janar 2012-gusht 2015 dhe që Komiteti Ekzekutiv i saj do t’i diskutojë në mbledhjen e tij të radhës në Seul
Mesa duket informacionet e reja që do të zbulohen e zhysin në një telash akoma më të madh sportin rus që rrezikon t’i reduktohen shanset për të dërguar sportistë në Pjongçang në Lojërat Dimërore. Ai që do të marrë një vendim në lidhje me këtë aspekt do të jetë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në takimin që do të zhvillojë në 5-7 dhjetor
sfidanti.al