Garet Bejl një lojtar si kristal, 24 dëmtime që nga 2013

Nuk kanë të përfunduar problemet e Garet Bejl. Sulmuesi uellsian është bërë sërish viktimë e një dëmtimi muskular që e detyron atë të shtyjë për 1 muaj afatin e kthimit në fushat e lojës që fillimisht ishte parashikuar të ndodhte në 18 nëntor në derbin mes Atletikos e Realit të Madridirt në ‘Uanda Metropolitano’

Që nga viti 2013 kur mbërriti në Spanjë, Garet Bejl ka pësuar në total 24 dëmtime që e kanë detyruar atë të mungojë ne 79 ndeshje shifra këto që flasin shumë për brishtësinë e këtij futbollisti që të kujton edhe atë të Arjen Roben.

Gjatë këtij sezoni, Bejl ka munguar në 8 sfida, shifër që pritet t’i shtohen edhe 7 përballje të tjera. Kështu uellsiani do të mungojë në 4 ndeshje të kampionatit, 1 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Ligën e Kampioneve. Ideja e Uellsianit është që të jetë i riaftësuar plotësisht në muajin dhjetor për t’u vënë në dispozicion të Zidan në Botërorin e Klubeve e sidomos në ‘El Clasicon’ e 23 dhjetorit me barcelonën që do të luhet në Santiago Bernabeu’.

sfidanti.al