Përvec Dejtonës, Fernando Alonso duket se do të bëhet protagonist edhe i një tjetre gare legjendare automobilistike, 24 orë të Lë Mans. Sipas BBC piloti spanjoll ka arritur një marrëveshjen me skuadrën e Tojotës për pjesëmarrjen e tij në këtë moment, por zyrtarizimi pritet të bëhet vetëm në përfundim të Botërorit të Formula 1 kur do të bëhet edhe ndarja mes Meklarenit dhe Hondës me këtë të fundit që është skuadra rivale e Tojotës.
Ajo që kërkon Fernando Alonso është që të bëhet një legjendë ashtu sikurse edhe Graham Hill. Ky i fundit është i vetmi pilot i garave automobilistike që ka mundur të fitojë të famshmen ‘Kurora e Trefishtë’ me sukseset në Indy500, 24 Orë të Lë Mans dhe Garën e Formula 1 të Monakos. këtë gjë e pretendon edhe piloti asturian dhe opsioni më i mirë për të garuar e për të fituar në eventin më të rëndësishëm që mbahet në Francë është pikërisht Tojota.
sfidanti.al