Tmerrohen mekanikët e Mercedes; u kërcënuan e u grabitën në Brazil

Mbrëmja e së premtes në Brazil ishte një makth për mekanikët e skuadarës gjermane të Formula 1 të Mercedes. Sipas asaj që publikohet në median vendase dhe ndërkombëtare persona të armatosur me armë zjarri sulmuan dhe kërcënuan disa anëtatë të stafit teknik të kësaj skuderie për t’i grabitur më pas. për fat të mirë asnjë prej tyre nuk mbeti i plagosur, por incidenti arriti të zemërojë jashtë mase Ljuis Hamilton i cili e shfryu inatin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale që kërkoi edhe ndërhyrjen e drejtuesve të Formula 1.

‘Këtu në Brazil, cdo vit ndodh nga një incident i tillë-shkruan hamilton në postimin  e tij-Formula 1 dhe drejtuesit e skuadrave duhet të bëjnë dicka, nuk ka asnjë justifikim’.

sfidanti.al