Shtyu Luka Doncic; lojtari I Uorriors e gjobit 35 mijë USD

Markez Kris është I detyruar të paguajë 35 mijë Dollarë gjobë, një dënim ky I dhënë nga drejtuesit e NBA pasi shtyu Luka Doncic gjatë ndeshjes së zhvilluar mes Golden State Uorriord dhe dallasit të shtunën e kaluar. Incidenti ndodhi në periodën e tretë të asaj sfide që Maveriks në fund e fituan 141-121, me Kris që u ndëshkua me faull teknik pas shtyrjes së bërë kundrejt yllit slloven të Maveriks me këtë të fundit që ra në tokë.

Kris mori mbështetjen e shiokut të tij të skuadrës Drejmond Gfrin, ndërkohë që edhe vetë Doncic nuk e bëri dramatike episodin duke theksuar se ishte vetëm një lojë fizike dhe se gjëra të tilla ndodhin shpesh në basketboll kështu që gjithcka vazhdon si më parë. Nga ana e tyre drejtuesit e NBA, në një komunikatë shpjeguan se vendimi për të dënuar Kris u mor pjesërisht në bazë të faktit se basketbollisti I Uorriors është gjobitur edhe më parë për faulla fizikë në parket.

Kur ishte ende pjesë e Klivlend Kavaliers ai u pezullua me një ndeshje në mars të 2019 pasi u përfshi në një sherr me basketbollistin e Torontos, Serxh Ibaka. Në mars të 2018 ai u gjobit me 25 mijë Dollarë kur ishte pjesë e Finiks Sans pas një incidenti të ndodhur kundër Jutah Xhaz. Në këtë sezon me Golden Stejt, Kris ka regjistruar një bilanc mesatar me 7.4 pikë, 5.3 topa në tabelë për ndeshje, në 33 sfida të luajtura deri tani.

Sfidanti.al