Dukej si dicka e pabesueshme, por gjithcka është e vërtetë. Në 6 gusht Derbi Kaunti bëri të ditur se duke nisur nga janari 2020, Uejn Runi do të jetë futbollist I skuadrës duke hyrë në të njëjtën kohë edhe në sfrafin teknik për t’u përgatitur si trajner. Në fakt, 34 vjecari, shënuesi më I mirë në të gjitha kompeticionet zyrtare të Mancester Junajtid dhe përfaqësueses angleze, do të bëjë debutimin e tij me fanelën e Derbi Kauntit në 2 janar, në ndeshjen e Championship kundër Barnslit. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë trajneri I Derbi Kauntit, Filip Koku. Derbi Kaunti është klubi I katërt në karrierën e Runit pas Evertonit, Mancester Junajdit dhe Uashington DC.
‘Kam një kontratë prej 18 muajsh dhe vetëm pas kësaj mund të vendos nëse do të vazhoj apo jo-tha Runi-gjithcka do të varet nga fizikuim. Sot për sot ndihem mirë. Kam qenë me fat pasi në karrierën time nuk kam pësuar dëmtime të rënda muskulare. Prej dy vitesh nuk humbas asnjë seancë stërvitore. Po stërvitem prej disa javësh dhe jam gati që të luaj, ndjej që trupi im është gati. Mendoj se jam në gjendje që të rris cilësinë në skuadër dhe t’I jap eksperiencë’
Tashmë ajo që shpresohet për Runin qështë që ai të shfaqet vetëm në fushën e lojës dhe të lërë mënjanë cështjet e tij jofutbollistike. Në 1 shtator të 2017 u arrestua në Uilmslou për drejtim mjeti në gjendje të dehur. E njëjta histori u përsërit 1 vit më pas në Uashington, në 16 dhjetor për dehje dhe përdorim të gjuhës vulgare në publik
Sfidanti.al