Shokohet bota e NBA, Porzingis nën hetim për agresion seksual

Bota e NBA shokohet e gjitha, basketbollisti letonez i Neë York, Kristap Porzingis është në telashe me drejtësinë pasi akuzohet për përdhunim. është e përditshmja ‘Neë York Post’ që publikon lajmin duke theksuar se ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2018. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, viktima e dhunës seksuale të Porzingis që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Dallas Maveriks, është një ish fqinja e tij që gjithsesi nuk e denoncoi menjëherë letonezin pasi ishte në bisedime për pagesën e 68 mijë Dollarëve në këmbim të heshtjes së saj.

Vetë basketbollisti nëpërmjet avokatit të tij ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza për të cilat ai po hetohet. Në shkrimin e saj e përditshmja ‘Neë York Post’ thekson se ngjarja ka ndodhur në shkurt të 2018 vetëm pak ditë pas dëmtimit të rëndë të pësuar në gju nga Porzingis që nuk luan prej pak më shumë se 1 viti.
Në versionin e treguar nga viktima, basketbollisti e ftoi atë për t’i ofruar një pije në apartamentin e tij luksoz në Manhatan për të ushtruar më pas forcë për ta detyruar vajzën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Vajza, që është bashkëmoshatare e Porzingis, e bëri denoncimin kundër tij pas vetëm 1 viti pasi pranoi që kishte fshehur gjithcka në këmbim të parave.

Policia e Nju Jorkut nuk ka dalë me asnjë deklaratë në lidhje me këtë cështje, ndërsa Dallas Maveriks me urdhër të autoriteteve federale ka vendosur që të mos bëjë asnjë koment për këto akuza të rënda ndaj atij që do të jetë basketbollist i kësaj skuadre sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al