Mancester Siti, 14 ndeshje dhe mund të ketë ‘Kuadripletë’

Pasi fitoi Tripletën me Barcelonën, Pep Guardiola do të kërkojë të bëjë historinë e futbollit dhe të fitojë të 4 titujt e një sezoni dhe kjo mund të ndodhë me Mancester Sitin. Tashmë skuadra e katalanasit e ka fituar Kupën e Ligës, është në gjysmëfinale të FA Cup si dhe në cerekfinale të Ligës së Kampioneve. Përsa i përket kampionatit Citizens janë në një betejë të hapur me Liverpulin për të fituar titullin kampion.

Në total skuadrën e Guardiolës e presin 14 ndeshje për të hyrë në legjendë. Në Premier League ka edhe 7 ndeshje dhe nëse Macester Siti do të rikonfirmohet si kampion do të bëhet skuadra e tretë në histori që e arrin dicka të tillë. Skuadra në fakt, në këtë fazë vendimtare të sezonit po vjen në formën më të mirë, pasio De brëjne, Fernandinjo e Mendi janë riaftësuar nga dëmtimet e tyre respektive dhe janë venë në dispozicion të trajnerit 48 vjecar.

sfidanti.al