Sakramento sheh në horizont zonën e playoffit në Konferrencën e Perëndimit në kampionatin e NBA. Skuadra kaliforniane mposhti në sfidën e radhës, San Antonio Spërs në Golden One Center dhe ai që shkëlqeu në parket për Kings ishte Marvin Begli III me 24 pikë, 12 topa në tabelë e 4 assist. Ndërsa te San Antonio ishin 6 basketbollistë që shënuan mbi 10 pikë, por që nuk i shërbyen shumë skuadrës teksane që tani e sheh veten në vendin e 6 e parakaluar nga Hjustoni.
Ky i fundit iu fal sërish Xhejms Hardenit për të fituar përballjen me Finiks me rezultatin 118-110. Këtë radhë Harden shënoi 44 pikë dhe për të kjo ishte ndeshja e tij e 27 radhazi me mbi 30 pikë personale të shënuara, Por jo vetëm kaq, për Harden kjo ishte edhe ndeshja e 20 me mbi 40 pikë dhe në këtë aspekt më mirë se ai kanë bërë vetëm Uilt Cembërlein, Majkëll Xhordan dhe Rik Berri. Përsa i përket sfidës me Sans, dhanë kontributin e tyre në fitoren e teksanëve edhe Kris Pol me 18 pikë dhe Kenet Farid me 17 pikë e 14 topa në tabelë.
Detroit shokon Denverin duke e mposhtur 129-103 duke shkaktuar surprizën e mbrëmjes. Ishte një sfidë ku Nagets vinte si një prej kryesuesve të Konferencës së Perëndimit e për më tepër pas 6 fitoreve radhazi. Detroit zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në këtë ndeshje duke krijuar një avantazh prej 13 pikësh në periodën e dytë për ta thelluar akoma më shumë në periodën e katërt. Për Pistons, më i miri ishte Andre Dramond me 27 pikë e 14 topa në tabelë. Me këtë fitore Denveri i afrohet më shumë Majemit në garën për vendin e tetë në Konferencën e Lindjes.
sfidanti.al