Mark Markez rikthehet në pistë pas operacionit të kryer në shpatull të cilën e dëmtoi gjatë festimeve për titullin e pestë Botëror në klasin MotoGP dhe të 7 gjithsej. piloti spanjoll i Hondës ka nisur përgatitjet për testet parasezonale të Sepangut me 25 vjecarin që është shfaqur i kënaqur për mënyrën se si po i shkojnë gjërat, sigurisht duke pranuar se ka ende shumë punë për të bërë.
‘Kisha nevojë për këtë-tha Markez-e preka pistën me brryl. Kreva disa xhiro që më ndihmuan që të kuptoja sesi është situata. Problematike rezultoi forca e ushtruar në frenim sidomos në krahun e majtë që lidhet edhe me shpatullën e kësaj ane. Kjo është pika ku duhet të vazhdojmë punën’
Mark Markez do të ketë një tjetër spanjoll si shok skuadre në kampionatin e ri Botëror të MotoGP dhe bëhet fjalë për Horhe Lorenco i cili la Dukatin për t’u bashkuat me Repsol Hondën. Kjo do të thotë se në total do të zbresin në pistë për këtë skuadër 12 tituj botërorë të kategorive ku këta pilotë kanë marrë pjesë.
sfidanti.al