Solarit i erdhi goja! Ne do të luftojmë deri në… ndeshjen e fundit

Duke mundur 3-0 Alaveshin në raundin e 22-të të Primerës, Reali i Madridit lidhi bashkë katër fitore në kampionatin spanjoll, ndërkohë që trajneri i tij, Santiago Solari, thotë se lojtarët e tij do të luftojnë deri në fund. Mbas një fillimi të dobët, Reali duket se po e merr veten gradualisht, por, megjithatë, ende ndodhet tetë pikë mbrapa Barcelonës kryesuese dhe vetëm dy pikë larg Atletikos së Madridit të vendit të dytë.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund, pra deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Shihni sesa i jemi afruar Atletikos, gati e kemi arritur”, deklaroi shefi i stafit të klubit “mbretëror”, duke shtuar:
“Reali nuk heq dorë asnjëherë, sapo ne dalim në fushë, ne kemi vetëm një objektiv – fitoren”.
Në ndeshjen e radhës të La Ligës, të shtunën, Reali do të ketë përballë rivalin e tij kryesor qytetës, Atletikon.
Sfidanti.al