‘Red Bull Crashed Ice’; Finlanda e priti për herë të katërt.

Botërori i Red Bull Crashed Ice e kishte ndalesën e radhës në Finlandë, vend që në të vërtetë e priti këtë kompeticion për herë të katërt. Në pistën skandinave prej 630 m që është edhe pista më e e gjatë, sportistët pjesëmarrës garuan duke arritur shpejtësinë maksimale prej 80 km/h

Për meshkuj kjo ndalesë e Red Bull Crashed Ice u fitua nga Kajl Kroksoll që në 2012 ka arritur të fitojë edhe titullin botëror. Në vendin e dytë u pozicionua talenti finlandez, kampion bote për të rink, Mirko Lahti i ndjekur në të tretin nga Luka Dalago. Për Kroksoll, triumfi në Finlandë ishte i pari që nga viti 2015, por ajo që ka më shumë rëndësi për kanadezin është faktin se kjo fitore i jep mundësi të shkëputet disi nga Lahti në renditjen e përgjithshme.

Për femra, triumfoi amerikania Amanda Trunzo, e cila siguroi fitoren e tretë radhazi në këtë pistë. pas saj, u pozicionua Anais Morand, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Miriam Trepanier. Në klasifikimin e përgjithshëm të kompeticionit, ajo që vazhdon të jetë në krye është kanadezja Zhaklin Lezher.

sfidanti.al