Episod komik i Murinjos, rrëzohet në pistën e hokejit në akull

Zhoze Murinjo në një mënyrë apo tjetrën arrin të bëhet protagonist edhe pse në këtë moment ai nuk ka asnjë skuadër. Këtë radhë tekniku portugez ishte në qendër të një episodi vërtet komik dhe që ndodhi në një pistë të hokejit në akull. Murinjo këto ditë ka qenë në Rusi ku iu bashkua skuadrës së Ligës Ruse të Hokejit, KHL Avangard.

56 vjecari ishte i pranishëm përpara sfidës dhe kishte nderin që të hidhte në pistë pllakën e hokejit që shënonte dhe nisjen e saj. Në momentin që u kthye për t’u larguar, Murinjo rrëshkiti dhe video e këtij momenti po bën xhiron e botës në rrjetet sociale. Nuk është hera e parë që Murinjo rrëzohet teksa është i pranishëm në një eveniment sportiv. Në muajin shtator luzitani u rrëzua pranë Uemblit, edhe ky një episod që ka shkaktuar jo pak humor në internet.

Ndërkaq, duke u kthyer në cështjet serioze, Murinjo u paraqit në Gjykatën e Madridit duke formalizuar paktin me organet fiskale spanjolle për dënimin e tij më një vit burg me kusht dhe gjobën prej rreth 2 milionë Euro për evazionin fiskal të kryer në periudhën 2011-2012 kur ishte trajner i Realit të Madridit.

sfidanti.al