Sa kritika për Embijdin që iu shmang duelit me Jokiçin!

Ky yll i madh i basketbollit ka pasur një problem këtë sezon. Zhoel Embijd kurrë nuk ka luajtur në Denver, dhe gjithmonë ka pasur ndonjë problem dëmtimi. Kështu ndodhi edhe dy netë më parë kur Filadelfia luajti në Arenën e rivalit të madh, dhe Embijd sërish nuk ishte në fushë. Kritikat ishin të mëdha sidomos për faktin se gjithë bota, dhe sidomos SHBA donte të shikonte duelin për çmimin e Lojtarit më të Mirë të sezonit të rregullt. Dy lojtarët janë kandidatët kryesorë, bashke me Janis Adetokumbon e Miluokit. Jokiç shënoi tripëll dabëll në fitoren e Denverit, ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë fituesi.

Sfidanti.al