Në mbrëmjen e fundit ishte i madh, duke shënuar 38 pikë, kapur 18 topa në tabela e shërbyer 8 asistë, pra duke qenë shumë pranë tripëll dabëllit. i tillë Janis Antetokumbo për Miluokin ndaj Hjustonit, por sërish nuk mjftoi për fitoren, Skuadra nga Teksasi triumfoi 120-116, dhe tregoi se ky sezon i rregullt me sistem grumbullimi në Florida, plus edhe plej ofi që do të jetë i tillë, pritet të kenë shumë të papritura. As Lejkërsat dhe as Miluoki, liderët e Konferencave nuk e kanë nisur shumë mirë, pra titulli kampion mund të fitohet edhe nga ndonjë skuadër që nuk pritet. Jo pak do të ndikojë fakti se nuk do të ekzistojë faktori fushë, pra as renditja, që të jep një ndeshje shtesë në fushën tënde në plej of.
Sfidanti.al