Vetëm verën e kaluar u nënshkrua një kontratë dhe për një adoleshent nja 16 apo 17 vjeç u vendos një klauzolë tepër e madhe, një rekord për moshën, që ishte 170 milionë euro. Gjithsesi, tek Barcelona nuk ndihen të mbrojtur me kontratën që i dhanë Ansu Fatiut, pasi nëse ky bëhet një yll i madh për 3-4 vjet, mund të ndodhë skenari i Nejmarit, që një klub i pasur të japë 170 milionë euro, dhe ta marrë. Për këtë arsye, në “Kamp Nou” po mendojnë për një klauzolë tjetër, për një akord tjetër, që do të kërkonte 400 milionë euro për kartonin e Fatiut. Një tjetër rekord për 17-vjeçarin.
Sfidanti.al