Rusia dhe doping, Isinbajeva: Ndaj Rusisë, sanksione vrasëse

Ish kampionia ruse në kërcimin me shkop, Jelena Isinbajeva nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e ËADA për të dënuar sportin rus me 4 vjet pezullim nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare, vendim që u dha për shkak të të dhënave të manipuluara të laboratorit antidoping në Moskë që iu dorëzuan hetuesve të WADA në miajin janar.

Legjenda e atletikës botërore shpërtheu me forcë teksa theksoi se këto sanksione janë mizore.

‘Këto sanksione janë mizore, të padrejta, vrasëse për sportin rua-shkruante në një postim të saj në Instagram Jelena Isinbajeva-për mua është e vështirë ta kuptoj, pyes veten se në cfarë mënyre WADA I mbron gtë drejtat e sportistëve rus që janë të pastër duke iu kërkuar atyre të garojnë me flamur neutral’

Ndaj vendimit të WADA reagoi edhe 3 herë kampionia e botës në kërcimin së larti, Maria Lasitskene që tregoi gishtin kundër autoriteteve sportive ruse. Ndërsa politikanë e sportistë rusë ia janë kundërvënë Agjencisë Botërore Antioping duke e cilësuar dënimin e saj si politik., Lasitksene shkroi një letër të haour duke akuzuar autoritetet sportive ruse për mungesë vigjilance  ndaj dopingut duke mos I mbrojtur në këtë mënyrë sportistët e ndershëm rusë.

Sfidanti.al