Rozher Federer nuk ia del me gjurin, braktis “Rolan Garosin”

Fitorja ndaj gjermanit Dominik Këpfer ishte e vështirë, dhe për të u deshën 3 orë e 39 minuta lojë. Rozher Federer kishte probleme fizike gjatë asaj përballjeje të fituar 3-1, dhe menjëherë pas sfidës e vuri në dyshim vazhdimin në “Rolan Garos”. Tashmë vjen edhe konfirmimi. Legjenda zvicerane tërhiqet nga Grand Slemi i Parisit, për shkak të dhimbjeve në gju, dhe dëshiron të përgatitet sa më mirë për Grand Slemin e tij të preferuar, atë të “Uimbëlldonit” në Londër.

“Pas diskutimeve me skuadrën time, – shkruajti ai në “Tuiter”, – vendosa se duhej të tërhiqesha sot nga Turneu i Hapur Francez. Pas 2 operacioneve në gju dhe një viti kohe rikuperimi, është e rëndësishme të dëgjoj atë që më thotë trupi im dhe të mos nxitohem në rrugën drejt formës maksimale. Kam luajtur 3 ndeshje dhe jam i lumtur”. Federer duhej të ishte ndeshur me italianin Berretini në të tetat e finaleve, ndërsa tani Berretini kualifikohet automatikisht dhe do të ndeshet me fituesin e çiftit Gjokoviç-Muzeti.

Sfidanti.al