Turneu i dytë Grand Slam i vitit, Roland Garros nisi me një goditje të madhe. Numri 1 i botës, Angelique Kerber, i tha lamtumirën këtij turneu që në raundin e parë duke u bërë e para teniste kryesuese në renditjen e përgjithshme që humbet që në ndeshjen e parë në historinë e evenimentit parizien. Ajo që befasoi Kerber ishte Ekaterina Makarova e cila e fitoi sfidën me rezultatin 2-0 në vetëm 88 minuta lojë. Kerber ishte e pafuqishme në këtë përballje me Makarovën që i mbylli setet 6-2;6-2. U kualifikuan për në raundin e dytë edhe Venus Williams që mundi Qiang Wang 2-0, Gabriñe Muguruza pas fitores me italianen Schiavone 2-0 dhe Caroline Wozniacki që eliminoi Fourlis 2-1. Për meshkuj, Grigor Dimitrov dhe Dominic Thiem nuk u lodhën aspak në përballjet e tyre respektive kundër Stephane Robert e Bernard Tomic. Bullgari Dimitrov e fitoi përballjen e tij me Robert 3-0 me sete 6-2; 6-3;6-4. Edhe Thiem e fitoi sfidën me Tomic në 3 sete 6-4;6-0;6-2.
sfidanti.al