Alonso ‘mbetet në këmbë’ në Indianapolis 500; braktisi garën për probleme me motorin

Honda e tradhton sërish Fernando Alonson dhe nuk bëhet fjalë për Botërorin e Formula 1. Gjithcka ndodhi në Garën  Indianapolis, ku Alonso u detyrua të braktisë garën për shkak të një problemi në motorin e tij, gjë që ndodhi 21 xhiro nga përfundimi i saj. Dhe të mendosh që spanjolli po bënte një paraqitje fantastike në pistën ovale të Brickyard. Piloti 35 vjecar, 2 herë kampion bote në Formula 1, e kryesoi garën për 27 xhiro duke lënë të mendohet se ai po siguronte një triumf shumë të rëndësishëm duke qenë se debutonte në këtë kompeticion, Por fati nuk deshi që të kjo të ndodhte.Aalonso e la pistën nën duartrokitjet e gjata të 300 mijë të pranishmëve, gjë që tregon se spanjolli diti të fitojë respektin e tyre me paraqitjet e tij.

sfidanti.al