Franca nderon Rafael Nadal. Tenisti spanjoll do të ketë një statujë në Roland Garros, turne të cilin ai e ka fituar plot 10 herë. Është vetë presidenti i Federatës Franceze të Tenisit që e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook. ‘E kemi zgjedhur tashmë statujën dhe imazhin që do të përfaqësojë Nadal-tha Bernard Giudicelli-tani do të bëjmë përzgjedhjen e artistit që do të realzojë këtë vepqër e cila do të vendoset pranë hyrjes së fushës Philippe Chatrier’. Rafael nadal e fitoi këtë vit turneun e Roland Garros duke u bërë i pari tenist që e ngre kupën e këtij evenimenti për të 10 herë. Gjatë karrierës së tij në turneun parizien, Nadal ka regjistruar 79 fitore dhe vetëm 2 humbje ato ndaj Robin soderling në 2009 dhe Novak Djokovic në 2015.
sfidanti.al