Rekord historik në boks, Tete hedh Knock Out rivalin e tij pas…11 sekondash

Zolani Tete hyn në historinë e boksit botëror. Sportisti afrikano jugor mundi bashkëkombasin e tij Siboniso Gonya në duelin e tyre për titulllin botëror  në vetëm 11 sekonda. Po, po, 11 sekonda, kaq kohë i mjaftoi Tetes që të hedhë në Knock Out kundërshtarin e tij për të vendosur edhe një rekord historik. Ai i mëparshmi është mbajtur nga Danielm Himenes në duelin me harald Gajer të cilin e hodhi në Knock out pas vetëm 17 sekondash

‘E dija që Gonya nuk do të rezistonte. Fitova me sulmin e parë-tha Tete i cili më pas konfirmoi dëshirën e tij për të sfiduar  Rajan Bërnet, kampion bote në kategoritë IBF dhe WBA për të unifikuar titujt

sfidanti,al