PSG tremb mançester Junajtid për Murinjon, Djajtë i ofrojnë 22 mln Euro në vit

Interesi që ka shfaqur Paris Sën Zhermen për Zhoze Murinjon ka vënë në lëvizje drejtuesit e mançester Junajtid të cilët nuk duan ta humbasin shërbimin e trajnerit portugez, kontrata e të cilit me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2019.

Për këtë arsye te Mançester Junajtid është menduar për një strategji të re për të bindur 54 vjecarin që të qëndrojë në Old Trafford. Hapi i parë i drejtuesve të skuadrës angleze është ofrimi i kontratës së re të shoqëruar me një pagë prej 22 milionë Euro në sezon.

Hapi tjetër i menduar nga Mançester Junajtid ka të bëjë me merkaton e transferimeve. Murinjos i është premtuar se do të bëhet gjithcka për të sjellë në skuadët 4 futbollistë të preferencave të tij dhe bëhet fjalë për Grizman, Bej, karlos Soler dhe Forsberg. Zërat për mancester Junajtid nuk mbyllen këtu. Në medoian britanike flitete edhe  për idenë e rikthimit të Kristiano Ronaldos te Djajtë e Kuq, por probabiliteti që kjo lëvizje të ndodhë realisht është shumë e vogël kj për shkak të moshës së vetë futbollistit dhe për problemet që mendoshte se do të shkaktojë Reali i Madridit në bisedimet për të.

sfidanti.al