Golden Stejt bëri mrekullinë për 12 minuta për të fituar ndaj Filadelfias ndeshjen e saj të radhës në kampionatin e NBA. Kampionët në fuqi për 24 minuta u gjunjëzuan në këtë sfidë ndaj 76ers teksa e panë veten në disavantazhin e 24 pikëve. Perioda e tretë ishte vendimtare për Uorrios që shfaqi të gjithë potencialin e saj teksa e mbylli këtë 12 minutësh 47-15 për të kthyer situatën tërësisht në favor të saj. Njeriu i ndeshjes për Golden Stejt u bë Stiven Kërri që nga 35 pikët e shënyuara në total, 20 i shënoi pikërisht në periodën e tretë, ndërkohë që një ndihmë ai mori edhe nga Kevin durant me këtë të fundit që e mbylli sfidën me 27 pikë.
Bostoni nuk përmbahet në këtë sezon të NBA. Skuadra e Seltiks ‘vuri para’ edhe Atlantën për ta mundur me rezultatin 110-99 duke e cuar në 15 numrin e fitoreve radhazi. Për skuadrën nga masacustes, ai që shkëlqeu ishte i zakonshmi kajri irving me 30 pikë të shënuara, 15 nga të cilat i shënoi nga distanca e 3 pikëve. Mjaft mirë u paraqit eedhe xhejlen Braun me 27 pikë, shifra më e lartë e arritur prej tij në karrierë deri në këtë moment
sfidanti.al