Refuzohet nga skuadrat e NFL, Kapernik denoncon 32 pronaret

Kolin Kapernik është ‘i papunë’. Kuotërbeku, që me javë të tëra u shndërrua në simbolin e protestës kundër racizmit në sportin amerikan tashmë nuk po mund të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën, ndërkohë që në National Football League janë zhvilluar 6 javët e para. Kapernik e ka mbyllur kontratën me San Fransickon dhe ka hedhur sytë nga ekipet e tjera, por pa marrë asnjë rezultat pozitiv. Kjo e ka shtyrë kuotërbekun 29 vjecar të aktivizojë përfaqësuesit ligjorë dhe të denoncojë pronarët e të 32 skuadrave të NFL. Sipas avokatit të tij, Mark Geragos ajo cfarë po i ndodh Kapernik është e padrejtë dhe një  precedent i tillë përbën një kërcënim për të gjithë patriotët e vërtetë amerikanë. Nga ana e tij Kapernik theksoi se agjenti itij bisedioi me përfaqaësuesit e skuadrave të Ligës së Futbollit Amerikan, por përpjekjet rezultuan të kota. Skuadra si Miami Dolphins, Baltimore Ravens, Tenessee Titans apo Green Bay Packers fillimisht e shprehën interesin e tyre për të, por më pas ndryshuan qëndrim dhe morën vendime të tjera. Gjithsesi, Kapernik nuk është i vetëm në këtë luftë të re të nisur me NFL, 29 vjecari kagjetur edhe përkrahjen e kolegëve të tij. Shoqata e Lojtarëve të NFL ka deklaruar se do të mbështesin Kapernik në këtë betejë ligjore ndaj drejtuesve të NFL

Sfidanti.al