Reforma e Williams; pushime nga puna e ulje pagash

Formula 1 duhet të kursejë. Pas McLaren edhe skuadra e Williams vendosi të largojë nga puna një pjesë të punonjësve dhe të reduktojë pagat e drejtuesve dhe të pilotëve për shkak të impaktit negativ në financa të coronavirusit.

‘ROwKiT illiams Racing po pushon nga puna shumë vartës me rastin e një sërë masash për reduktimin e kostove-deklaroi skuderia britanike në një komunikatë për shtyp-kjo do të ndodhë të paktën deri në fund të muajit maj, ndërsa drejtuesit e skuadrës dhe pilotët do të kenë një reduktim të pagës me 20% duke nisur nga muaji prill. Nuk ishte e lehtë marrja e këtyre vendimve , por u bë me synimin për të mbrojtur personelin dhe për t’I garantuar kthimin në punë me kohë të plotë kur ta lejojë situata’.

Ditën e enjte, McLaren u bë skuadra e parë në botërorin e Formula 1 që njoftoi marrjen e një vendimi të ngjashëm. Qeveria britanike u lejon kompanive të nxjerrin përkohësisht në asistencë punonjësit e tyre duke u garantuar atyre 80% të pagës deri në 2500 Pauns në muaj. Në Botërorin e Formula 1, 8 garat e para të sezonit janë anuluar (Australia dhe Monaco) ose shtyrë për një datë të mëvonshme(Bahreini, Kina, Vietnami, Vendet e Ulëta, Spanja e Azerbajxhani) dhe skuadrat në këtë vit 2020 do të duhet të përballen me një rënie drastike të të ardhurave nga marketingu e sponsorët.

Sfidanti.al