Në shtëpinë e tij në Mynih, në faqe të murit, zmadhon një foto e veçantë, krejt e veçantë. Ajo nuk paraqet asgjë tjetër përveçse është një fotografi e pikës së bardhë të penalltisë së stadiumit “Olimpik” të Romës në finalen e Kupës së Botës 1990, Gjermani-Argjentinë, ku penalltia e shënuar nga Andreas Brehme i dha titullin skuadrës së Franc Bekenbauerit. Ajo pikë e bardhë penalltie, e rrethuar me të blertën e barit të fushës, simbolizon pikën më të lartë të karrierës, “qendrën e universit” të jetës futbollistike të ish-mbrojtësit të madh të bavarez.
Pikërisht ky Brehme vendos të bëjë dhuratë dy “copa të zemrës”, dy “dashuri” të tij, për të ndihmuar ndaj koronavirusit. Bëhet fjalë për dy topat e finales, të firmosur nga e gjithë skuadra gjermane, që nga trajneri Bekenbauer, kapiteni Lotar Mateus, vetë Brehme, dhe legjendat e tjera, Rudi Fëler, Pjer Litbarsi, Tomas Hesler, Guido Buhvald, Klaus Augentaler e kështu me radhë. Brehme do t’i nxjerrë dy topat në ankand, dhe paratë do të jepën për luftën ndaj epidemisë.
Sfidanti.al