Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, që dje, është përsëri nr.1 në ranglistën e ATP-së, për herë të parë, që nga viti 2014, por, sidoqoftë, konkurrentët e tij kryesorë, Endi Marei dhe Roxher Federer, janë pranë tij. Nadali ka 7465 pikë, kurse Marei ka 500 pikë më pak dhe Federeri 505 pikë. Kjo diferencë e vogël pikësh do të mund të ndryshojë shpejt mbas turneut Grand Slam, US Open, në fund të gushtit.
Ka shumë skenare lidhur me atë se kush do të bëhet tenisti nr.1 mbas turneut US Open, por Nadali me siguri që do ta ruajë vendin e parë, nëse e fiton atë.
Sfidanti.al