Ka vdekur Superliga apo është gjallë? Kur të çohet i vdekuri , hajde mbajeni  !

Mos i qani hallin Superligës që nuk ka filluar akoma, ndryshe nga gjithë kampionatet në Europë, sepse është akoma duke u shtriqur në krevat, po kur të çohet, hajde mbaje pastaj.  Do të luhen edhe 2-3 ndeshje në javë dhe Europa  do të patakset  kur ta marrë vesh se Superliga ka fluturuar pa e u ndjerë dhe  pa u parë fare.  Për ta patur më të qartë atë që do të ndodhë, ka një shembull plot me kurajë anormale, ngaqë  Superliga nga  starti krahasohet me “mbretin” Usain Bolt, që vuante në nisje dhe pastaj shpërthente, duke i  lënë targën kundërshtarëve.  Sipas këtij filmi-garë pritet që kampionati ynë, gati nga gjysma e sezonit, do t’i ketë hapat  aq mbresëlënës , sa javët do të përpijnë njëra-tjetrën,  duke i bërë lesheli emrat e tyre. Dhe mos harroni se ky është sezon i i Botërorit,  dhe nëse do të ishte bërë garë për kampionatin që mbërrin i pari në fund, basti për podin do të ishte i kapur…

Sikur  të gjëndej një ngushëllim ideal për këtë vonesë krenare dhe tejet shqiptare për startin e sezonit,  duket si ilaç popullor shprehja shpëtimtare: Më mirë vonë se kurrë..”.  Në një tokë ku loja ka rregulla, që nuk ngjasojnë fare me ato që predikon UEFA në vendet e tjera, duhet të pritet me ngazëllim data e bekuar e fillimit të shtatorit.Sepse ka kampionate në kategori me inferiore që nuk po bëhen fare në fushë , ndërsa  lulëzojnë në letër me shpenzimet e tyre, tamam sikur të ishin gjallë. Ndryshe është Superliga, që edhe pse ka vënë proteza financiare dhe mezi mbahet në këmbë, sapo del para pasqyrës  bëhet aq e bukur, sa edhe kornizat duket sikur nuk i shkojnë po s’qenë  të lyera me ar..

Sfidanti.al