Grekët të zemëruar akuzojnë Miluokin për mashtrim

Përfaqësuesja e Greqisë do të jetë e dobësuar në kampionatin evropian të ardhshëm, sepse lojtari i saj kryesor, Janis Adetokumbo, nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në të. Klubi i NBA-së amerikane, Miluoki, njoftoi federatën greke të basketbollit se kontrollet mjekësore që iu bën Adetokumbos, nuk e lejojnë këtë të fundit që të marrë në Evropianin e basketbollit, për shkak të një dëmtimi në gjurin e këtij basketbollisti. Federata përkatëse greke, duke reaguar ashpër, vuri në dukje se klubi amerikan në fjalë ka ushtruar presion mbi Adetokumbon që ai të mos marrë pjesë në kampionatin evropian.

“Ne disponojmë grafitë përkatëse, ku duket se gjithçka është në rregull sa i përket gjurit të Janisit. Ne ia kemi bërë të ditur situatën FIBA-s, duke i dërguar asaj prova se Miluoki nuk thotë të vërtetën”, thuhet në një njoftimin e federatës greke. “Janisi ka një dëmtim që është konfirmuar mbas disa kontrollesh mjekësorë dhe gjithçka tjetër që pretendohet, është gënjeshtër”, reagoi, nga ana e tij, klubi i Miluokit.
Sfidanti.al