Arbitrat spanjollë e bëjnë mizën buall, pyesni Serxhio Ramosin

Sergio Ramos në ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Ligas ndaj Betisit, u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve

Pas ndeshjes Sergio Ramos kritikoi gjyqtarët, për të cilët tha se janë shumë të rreptë dhe ndëshkojnë shumë lehtë.

“Në Evropë dhe në garat ndërkombëtare të FIFA-s gjyqtarët janë më të lehtë. Më pëlqen sistemi në Angli, gjyqtarët lejojnë të luhet futboll”, tha Ramos.

Në fakt Ramos ka shumë të drejtë, pas me Kombëtaren e Spanjës nuk është suspenduar kurrë me karton të kuq edhe pse ka luajtur 143 ndeshje.

Ndërsa në garat evropiane me klube është ndëshkuar tre herë. Një herë ndaj Olympiacosit kur ishte vetëm 19 vjeçar, ndaj Galatasarayt në vitin 2014 dhe ndaj Ajaxit, kur ishte detyruar nga Mourinho, për të qenë i pastër në çerekfinale