Racing Point tërheq apelin e bërë kundër dënimit se kopjoi frenat e Mercedes të 2019 për krijimin e makinës RP20. Skuadra u gjobit me 400 mijë Euro dhe u penalizua me heqjen e 15 pikëve nga klasifikimi për kontstruktorë pasi komisarët zbuluan thyerjen e rregullores
Në një komunikatë të saj ku konfirmonte tërheqjen nga apelimi I dënimit, skuadra e Racing Point ndër te tjerat tha se të gjithë e pranuan se kishte një mungesë qartësie në rregulloren e FIA dhe se ajo nuk e kishte thyer me qëllim atë dhe se duke qenë se kjo cështje u zgjidh, ajo tërhoqi apelin për dënimin.
Racing Point ishte një prej 3 skuderive që apeluan vendimin e FIA. Renault që ishte skuadra e parë që bëri denoncimin kundër asaj skuderie pas Cmimit të Madh të Styrias e tërhoqi apelin e saj javën e kaluar. Tani mbetet vetëm Ferrari që zyrtarisht ende nuk e ka tërhequr apelin e tij dhe do ta bëjë nëse FIA do të vendosë një rregull që do të ndalojë skuadrat që të kopjojnë rivalët.
Sfidanti.al