Renault po përgatitet për një revolucion. Skuderia Franceze bëri të ditur se duke nisur nga viti i ardhshëm do të ndryshojë emër dhe do të hyjë në botërin e Formula 1 të 2021 si Alpine F1 Team. Marka historike franceze e prodhimit të automjeteve sportive do të merret me zhvillimin e telajos ndërsa makina e Formula 1 do të vazhdojë të furnizohet me motorët hibridë Renault E-Tech.
Në të njëjtën kohë është parashikuar edhe një ndryshim i pamjes së jashtme të telajos; nuk do të ekzistojnë më ngjyrat verdhezi, makina e Fernando Alonsos dhe Sebastian Ocon do të ‘vishet’ me ngjyrat e kuqe, të bardhë e blu që janë ato të flamurit francez.
Bëhet fjalë për një operacion të brendshëm pasi Alpine është pjesë e grupit Renault dhe që ka si objektiv prezantimin e markës së saj edhe në kategorinë më të lartë të motorsporteve pas eksperiencës së viteve të fundit në botën e prototipeve.
Ky revolucion i Renault u prit mirë edhe nga Fernando Alonso që nëpërmjet një postimi në Tëitter e shfaqi gëzimin e tij për drejtimin e një makine me ngjyrën blu si dominuese, që i kujton makinën me të cilën fitoi dy titujt botërorë të F1 në 2005 dhe 2006.
Sfidanti.al