Debutoi me Spanjën, Ansu Fati: Luis Enrique më kërkoi të argëtohesha

Talenti 17 vjecar i Barcelonës, Ansu Fati ishte një prej 4 futbollistëve që bënë debutimin e tyre me përfaqësuesen Spanjolle të Luis Enriques dhe këtë ai e bëri në sfidën me Gjermaninë në Nations League. Sulmuesi adoleshent të cilit iu anulua edhe një gol në debutimin e tij ishte lojtari i 800 që debutoi me skuadrën e parë trë Spanjës me futbollistin që shfaqi të gjithë krenarinë e tij.

Talenti 17 vjecar foli për këtë debutim të tij teksa zbuloi cfarë i tha Luis Enrique përpara se ai të hynte në fushën e lojës.

‘Luis Enrique më tha që të isha i qetë dhe të argëtoheshë sepse debutohet vetëm 1 herë-tha Ansu Fati-për mua është krenari që bëhem lojtari i 800 që debutoj me Spanjën. Shumë lojtarë të mirë kanë qenë pjesë e kësaj skuadre. Tani më takon të punoj që të më jepen mundësi të tjera’.

Ansu Fati tregon gjithashtu se gjëja e parë që bëri ishte telefonata me familjarët e tij pasi ata e mbështetin dhe e ndihmojnë cdo ditë që të fitojë cdo sfidë.

Sfidanti.al