Atletët rusë rrezikojnë që të qëndrojnë të përjashtuar nga evenimentet më të rëndësishmë për më shumë kohë nga sa është menduar. Kjo është ajo që ka lënë të nënkuptohet presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Sebastian Coe kur ka deklaruar se ka mbetur i zhgënjyer nga Rusia në lidhje me masat e marra për të luftuar fenomenin e dopingut.
‘Nuk është bërë asnjë përmirësim i dukshëm nga Rusia-tha Sebastian Coe-sigurisht po bëhen kontrolle, por janë të kufizuara. Komitetet hetuese ruse po vazhdojnë të refuzojnë dhënien e kampionëve të pasaportave biologjike të atletëve tek laboratorët e pavarur’ . Skandali i dopingut në atletikën ruse shpërtheu në vitin 2015 pas një raporti të publikuar nga Agjencia Botërore Antidoping. Kjo solli edhe përjashtimin e Federatës Ruse të Atletikës nga të gjitha aktivitetet përfshirë edhe Lojërat Olimpike të Rios në 2016 dhe Botërori i Londrës
sfidanti.al