Dashuria e re e Courtois; vajza që kujdeset për qenin  e tij

Thibaut Courtois duket se nuk  e ka pasur të vështirë të gjejë një dashuri të re. Sipas tabloidit britanik ‘the Sun’, portieri belg i Chelseat ka nisur një lidhje as më pak e as më shumë por  me vajzën që nxjerr shëtitje qenin e tij. Ajo quhet Delaney Royle dhe është 18 vjeç. Pavarësisht se banon 60 milje larg Courtois, Delaney është gjithnjë e përpiktë në punën e saj dhe kjo duket se ka tërhequr vëmendjen e Courtois.

Courtois është ndarë prej javësh nga ish e fejuara e tij Marta Dominguez e cila është në muajin e 8 të shtatzënisë me belgun për të nisur këtë raport të ri dashurie me Delaney, lidhje e cila duket se nuk gjen miratimin e babait të 18 vjecares dhe kjo për faktin se Courtois është futbollist i Chelseat.  Sipas z.Royle, i dashuri i vajzës së tij duhet të jetë një futbollist i West Ham dhe jo i skuadrës së Stamford Bridge.

sfidanti.al