Derbi Inter-Milan vendos një rekord të ri për Serinë A përsa u përket shitjes së biletave. E vërteta ështe se në treg nuk gjendet më asnjë biletë dhe se të ardhurat e arkëtuara nga ky aspekt janë 4 milionë Euro. Rekordin e mëparshëm e mbante sfida mes Interit e Juventusit e shtatorit të vitit 2016 nga ku u siguruan të ardhura prej 3 milionë e 943 mijë Euro vetëm nga biletat.
Historitë per derbin e Madonninës nuk mbyllen këtu. Këtë vit sfida mes Interit e Milanit do të luhet të sot në orën 12:30 gjithcka që nuk kishte ndodhur më parë duke bërë që të rritet akoma më shumë interesi në botë sidomos në Kinë. Do të jenë 862 milionë shikues në mbarë botën që do të ndjekin këtë sfidë, kjo falë edhe 39 kanaleve televizive që kanë fituar të drejtën e transmetimit të saj.
sfidanti.al