Finalja e meshkujve në Australian Open do të luhet nga dy numrat 1 të botës, Novak Xhokovic dhe Rafael Nadal. Tenisti serb iu përgjigj fare mirë fitores së rivalit të tij një ditë më parë, teksa mundi në gjysmëfinale francezin Lukas Puij me rezultatin 3-0. Numri 1 i botës nuk gaboi asgjë në këtë ndeshje dhe i mbylli shumë shpejt të gjitha llogaritë e sfidës duke i fituar setet 6-0;6-2;6-2.
Në finalen e së dielës që do të jetë një përsëritje e asaj të vitit 2012 në këtë turne, Djokovic do të kërkojë titullin e tij të 7 në Australian Open kundrejt Nadal që kërkon titullin e dytë
‘Kjo ndeshje është ndër më të mirat që kam zhvilluar deri tani këtu-tha Xhokovic pas përfundimit të ndeshjes-ishte një nga sfidat ku ia dola që të jap më të mirën time dhe ku kundërshtari e pati të vështirë të mbajë ritmin tim. A do të jem unë tenisti me më shumë trofe këtu? Nuk e mendoj këtë gjë; mendoj të jap më të mirën time në sfidën me Nadal me të cilin krijojmë duelin që është luajtur më shumë në histori me 53 ndeshje gjithsej’
sfidanti.al