Kur djaloshi i ri slloven erdhi në NBA që nga Europa, për të u thanë fjalë të bukura, pati “përkëdhelje”, por edhe paralajmërime se basketbolli amerikan ishte për burra të fortë, jo për adoleshentë. Në sezonin e tij të tretë, pasi fitoi përvojë dhe u përshtat, duket se ka arritur në nivelin e duhur të qendrueshmërisë. Po e tregon në plej of, ku e ka udhëhequr Dallasin për herë të parë që nga viti 2011 kur fitoi titullin nën drejtimin e Dirk Novickit. Legjenda gjermane ishte në “Stejpëll Sentër”, ku Dallasi fitoi ndeshjen e dytë ndaj Klipersave favoritë duke marrë kryesimin 2-0 në raundin e parë. Donçiç shënoi 39 pikë dhe fitorja ishte 127-121. Maveriksët kishin edhe të tjerë shumë të mirë si Hardëuej që shënoi 28, Porzingis me 20 dhe Kleber me 13. Donçiç pati edhe 7 topa në tabela e 7 asistë, ndërsa Klipersave nuk u bëri punë Kauai Leonardi që realizoi 41 pikë, ndërsa Pol Xhorxhi pati 28 pikë, 12 topa në tabela e 6 asistë.
Sfidanti.al