Basketbollisti i Denverit dhe i Serbisë pati një tjetër mbrëmje për t’u mbajtur mend dhe skuadra e tij arriti një tjetër fitore, duke qenë më e mira e Perëndimit dhe një nga dy-tre ekipet më të mirë të vitit në NBA. Nikola Jokiç realizoi tripëll dabëllin e radhës në Arenën e Klivlendit. Jokiç ka tani 98 tripëll dabëlla në karrierë, duke përmirësuar rendimentin për të arritur në nivelin e rekordmenëve si Rasëll Uestbruk dhe Oskar Robertson. Ky ishte tripëll dabëlli i 22-të i sezonit dhe i 13-ti në 16 ndeshjet e fundit. Kapiteni i Denverit pati 24 pikë, 18 topa në tabela dhe 13 asistë duke ndihmuar edhe shokët për të realizuar mjaft kosha. Denveri arriti një fitore të rëndësishme dhe bindëse në fushën e Klivlendit, 115-109, ndërsa Jokiç synon ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në NBA për herë të tretë radhazi.
Sfidanti.al