Kanë kaluar 10 vjet që nga triumfet e fundit, dhe gjithçka po dukej pa shpresë. Pas largimit të Sër Aleks Fergusonit, në stolin e Mançester Junajtidit u provuan me radhë Dejvid Mojes, Luis Van Gal, Zhoze Murinjo, Solskjer e Rangnik e më në fund duket se u gjet “bileta fituese” me Erik Ten Hagun. Holandezi ka kthyer për mbarë fatin dhe formën e “djajve të kuq”, siç e konfirmoi edhe kualifikimi në Ligën e Europës kundër Barcelonës. Po ashtu, edhe fakti që Junajtidi është pranë kreut të Premier Ligës, që mbahet nga Arsenali e pas tij Man. Siti. Tifozët dhe analistët thonë se Ten Hagu është njeriu i duhur dhe se ngjan me Sër Aleksin.
Sfidanti.al