Nga Federer te Nadal; të mëdhenjtë mbledhin fonde për Australinë

Nga Roxher Federer te Nadal, nga Serena Uilliams te Naomi Osaka; të mëdhenjtë e tenisit zbresin në fushën e lojës për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar popullsinë e prekur nga zjarret shkatërruese që kanë pushtuar prej javësh Australinë.

Këtë të mërkurë në fakt do të zhvillohet evenimenti AO Rally for Relief; një turne ekzibicioni që do të shohë si protagonistë përvec Federerit, Nadalit, Serena Uilliamsut dhe Naomi Osakës edhe ish numrin 1 të botës, Karolin Vozniacki, idhullin e shtëpisë Nik Kirios dhe Stefanos Tsitsipas.

Turneu I ekzebicionit do të zhvillohet në Rod Laver Arena në Melbërn dhe të ardhurat që do të sigurohen nga biletat e këtyre ndeshjeve do të jepen për bamirësi.  ‘Rally for Relief’ është pjesë e një programi më të gjerë #Aces4BushFireRelief  I ideuar nga Tennis Australia për t’iu përgjigjur krizës së zjarreve në pyje që është shpërndarë në të gjithë vendin

Sfidanti.al