Barcelona, nis epoka Setien: Dua të fitoj gjithcka me futboll të bukur

Te Barcelona nis zyrtarisht epoka e trajnerit Kike Setien. Ish tekniku I Real Betis, që u zyrtarizua në orët e mbrëmjes të së hënës, këtë të martë bëri prezantimin e tij si timonieri I skuadrës blaugrana madje me ide shumë të qarta

‘Dua që të fitojmë duke zhvilluar duke bërë futboll të bukur-tha Setien në konferencën për shtyp të mbajtur me rastin e prezantimit të tij-jam I pari që mbroj idetë e mia edhe në momentet e vështira dhe nëse do të më duhet të vdes me këto ide, jam gati ta bëj’.

Setien , që zëvendësoi Valverden, tregoi sesi u kontaktua me drejtuesit e klubit blaugrana.

‘Isha në fshatin tim  me lopët, mora telefonatën dhe nuk prita as 5 minuta për të pranuar-vijoi Setien që  më pas shtoi-jam një person emotive dhe nuk e fsheh që kjo për mua është një lojë speciale. Tani dua që të transmetoj këtë entuziazëm te skuadra. Dje isha duke shëtitur, kurse sot jam në selinë e Barcelonës dhe duke stërvitur futbollistët më të mirë në botë, një skuadër fantastike që nuk mund të përmirësohet  më shumë pasi është tashmë në nivelin maksimal’.

Por Setien nuk harroi të vlerësojë punën e paraardhësit të tij te katalanasit.

‘E vlerësoj punën e bërë nga Valverde dhe shumë gjëra të punës së tij do të jenë të cmuara për mua-tha Setien-mjafton të shohësh se ai e la skuadrën në vendin e parë në La Liga, Objektivi? Të fitojmë gjithcka mund të fitohet duke luajtur futboll të bukur. Mënyra më e mirë të të fituar është duke luajtur mirë’.

Sfidanti.al